Skënderbeu ka shijuar fitoren e parë në Europa League, pasi e mposhti 3:2 Dinamon e Kievit. Pas pesë ndeshjeve në Europa League, skuadra shqiptare ka arritur fitoren e parë në këtë garë.
Të besuarit e Ilir Dajës e mposhtën liderin e Grupit B, Dinamo Kiev. Të parët në epërsi kaluan mysafirët përmes Viktor Tsigankov (16’), barazoi gjithçka me një gol të bukur Sabien Lilaj (18’).
Golin e dytë për vendasit dhe epërsinë e parë në këtë ndeshje, e shënoi Segun James Adeniyi në minutën e 53’të. Kurse për 3:1 realizoi Ali Sowe katër minuta më vonë. Për rezultatin përfundimtar 3:2 shënoi Nazariy Rusyn (90′).
Pas kësaj fitore, Skënderbeu ka shkuar në kuotën e pesë pikëve, tri më pak se Partizani i Beogradit, që mposhti Young Boys, ndërsa Dinamo Kiev vazhdon të mbetet lider me 10 pikë.
Diskutime rreth kësaj post