Nuk i ka shpetuar pergjigjies se pyetjes per nje nder ish ministrat e tij, kreu i qeverise, teksa ka qene ne emisionin televiziv perballe gazetareve.
Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka hetim ndërkombëtar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por vetëm një hetim të Brendshëm.
Në emisionin “360 gradë”, Rama ka folur në lidhje me akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri, duke u shprehur se nuk kishte prova për akuzat.
Ai tha se është drejtësia që duhet të flasë për çështjen, ndërsa u shpreh se “as për Berishën nuk do pranonim arrestimin, nëse do kishte prova të tilla si ato që sollën për Tahirin.
Unë di që ish-ministri i Brendshëm është në hetim. Ka një hetim në Shqipëri, jo në Itali.
Për sa kohë që hetimi nuk ka dhënë këtë rezultat dhe gjykimi nuk ka dhënë këtë rezultat, unë i kam besuar Tahirit dhe vijoj t’i besoj deri kur të dali me fakte dhe nëse do ketë gjykim për Tahirin”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post