Këngëtarja e njohur per netet e saj live qe kendon ne lokale te njohura ne Tirane, Olta Boka, ka qenë në qendër të vëmendjes dhe është përfolur gjatë në rrjetet sociale për jetën private.
Ajo ishte sot në studion e “Rudina”, nga ku nuk e shmangu dot këtë temë. Këngëtarja pranoi se është në një marrëdhënie, por tha se detajet lidhur me të preferon t’i ketë private.
“Unë kam zgjedhur të jem e sinqertë jo vetëm me Stivin, por edhe me mamin dhe babin, nuk kam asnjë arsye se përse të mos marr bekimin e tyre. Kam zgjedhur të jem e sinqertë. Prej vitesh unë jam në një marrëdhënie, por do të doja shumë që pjesa e detajeve të qëndronte brenda privatësisë, duke respektuar edhe partnerin. Do të ishte më e shëndetshme edhe figura ime artistike dhe ajo private, që të qëndronin veçmas”, tha Olta.
Diskutime rreth kësaj post