Rinard Tota, 50-vjeçari i cili u arrestua bashkë me pesë vajza të moshës 25-33 vjeçe gjatë operacionit “Balerinat” ne Shkoder, edhe pse e mohoi akuzën e drejtimit të një rrjeti për shfrytëzimin e prostitutave, u la me “arrest me burg” dje nga gjykata rajonale.
Në sallën e gjyqit ku u dhane masat e arrestit nje dite me oare nuk ishte asnjë i pranishëm, pasi u mbajt me dyer të mbyllura, duke mos lejuar as familjarët e të akuzuarve.
Por mësohet se Tota ka mohuar akuzën duke thënë se në lokalin e tij kishte vetëm aktivitet të ligjshëm dhe nuk ka të bëjë aspak me prostitucionin.
“Unë kam pasur një aktivitet të ligjshëm dhe kam pasur disa persona të punësuar. Nuk kam lidhje me prostitucionin. Lokali ka qenë normal, ndërsa shtetaset e arrestuara kanë qenë thjesht punonjëse dhe një pjesë grup shoqëror”, mësohet të ketë thënë 50-vjeçari para gjykatës.
Diskutime rreth kësaj post