Vrasja e bosit kalabrez Francesco Scrugli në Vibo Valentina beri buje, pasi si autore u tha se ishin edhe shqiptare.
Tani dalin disa fakteve të reja në dritë pasi njërit nga të dënuarit, pranoi bashkëpunimin me drejtësinë.
27 vjeçari Nicola Figliuzzi, Italian i cili tashmë mban statusin e të penduarit, po bashkëpunon me hetuesit e Anatimafian e Catanzaro-s.
Ai ka rrëfyer për vrasjen e Francesco Scrugli-t të ndodhur në Vibo Marina, në lagjen “Pennello”, në Mars 2012, ku u plagosën edhe dy të tjerë që ishin me viktimën: Raffaele Moscato e Rosario Battaglia, shkruajnë mediat italiane.
“Unë dua të ndryshojë jetën time dhe vendimin e kam bërë të ditur, kjo është për gruan dhe vajzat e mia. Ato janë e vetmja arsye që unë jam bindur të tregoj”, tha Figliuzzi.
Po ashtu vrasësi italian tregoi me detaje se ekzekutorët e vrasjes së Scrugli-t ishin dy persona të tjerë, një maqedonas dhe një shqiptar.
“Ekzekutorët ishin Uras (Mauro, maqedonas) dhe Ibrahimi (Arben, maqedonas me origjinë shqiptare i akuzuar për disa krime) nëse mbaj mend mirë…” ka deklaruar 27 vjeçari.
Më tej ai bën deklaratë të fortë duke thënë se killerave shqiptarë iu është vënë në dispozicion edhe një banesë në të cilën kam fjetur edhe ai.
“Francesco Alessandria (një tjetër vrasës) shoqëronte gjithmonë killerat shqiptarë si dhe Urasin me makinë, të cilët i morri në Pizzo. Patania-t kishin një shtëpi në Pizzo, të cilën ia vunë në dispozicion shqiptarëve për vrasjen, e aty kam fjetur edhe unë….”tha Figliuzzi.
Diskutime rreth kësaj post