Përveç tre ish-drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës edhe 8 zyrtarë të tjerë, ish-drejtorë policie dhe shefa komisariatesh, të cilët kanë qenë në detyrë ose edhe që janë akoma të veshur me uniformën blu janë nën hetim për dosjen “Habilaj”. Prokuroria pritet të nxjerrë për ta urdhër-arrestet.
ABC News ka mësuar se, aktualisht janë nën hetim për trafik të lëndëve narkotike edhe 8 drejtorë dhe ish-drejtorë qarqesh të Policisë Vendore ose shefash komisariatesh por, për të ruajtuar sekretin hetimor zgjedh që ti mos i bëjë publike emrat e tyre. Kështu, hetimi për prangosjen e ish- funksionarëve të lartë të uniformave blu pritet të shtrihet në rrethet, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastës, Durrës, Lezhë dhe Shkodër. Konkretisht, nga përgjimet e kryera prej palës Italiane në periudhën tetor 2013 e shtatori 2017, rezulton se edhe në kupolën e Policisë së shtetit pritet të ketë zhvillime të reja, përsa i përket prangosjeve.
Pas urdhër ndalimit nga prokuroria e Krimeve të Rënda të 3 ish-drejtuesve të lartë të policisë vendore Vlorë, duket se hetimi për implikimin e zyrtarëve të tjerë të uniformave blu në trafikun e drogës vazhdon e rritet. Prokuroria i kishte prej kohësh nën përgjim Jeald Çelën, Sokol Boden dhe Gjergji Kohila. ish-drejtuesit e lartë të qarkut Vlorë të shpallur në kërkim për dosjen “Habilaj”, ishin implikuar një vit më parë në sasinë e rekord të drogës së sekuestruar në Vezhdanisht dhe Treblovë, ku u kapën 23 tonë kanabis.
Sipas burimeve nga organi i akuzës, Jeald Çela ish-drejtori i qarkut Vlorë së bashku me dy vartësit e tij Gjergj Kohila dhe Sokol Bode ishin personat që kishin garatuar paprekshmërinë e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Edhe pse ishin nën përgjim, ata përsëri e ushtruan detyrën e tyre, deri në prill të 2017. Në atë kohë, pra në tetor të 2016, hetimet përfshijnë disa prej drejtuesve dhe shefin e zyrës së krimit ekonomik në policinë e Vlorës, Renaldo Avduli.
Edhe oficeri i policisë është shpallur në kërkim dhe gjithashtu dyshohet se u njoftua nga kolegë të tij para se të arrestohet.
Fillimi i Përgjimeve te Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të nisura nga një raport i SHISH për zonat e kultivimit të lëndës narkotike dhe përfshirjen e policisë në trafik, zbuluan se oficeri i policisë mbante kontakte të ngushta me njërin prej drejtuesve të rrjetit, Taulant Haxhirajn. Ata komunikonin edhe për pazaret, për çmimin dhe mënyrën e vendin ku do të shisnin hashashin./abcnews.al
Diskutime rreth kësaj post