Monika Kryemadhi e ka shprehur gjithmonë me zë të lartë besimin që ka në Zot dhe në flamur. Në pjesën më të madhe te fjalimeve të saj politike dhe jo vetëm, kryetarja e LSI-së përmend Zotin si pushtetin më të lartë që duhet të jetë udhëzues edhe për figurat e tjera politike.
Ndaj nuk habitemi dhe aq kur mësojmë se varësja dhe unaza që bashkëshortja e presidentit mban gjithnjë me vete, lidhen me fenë. Ktë detaj e ka zbuluar Olti Curri, që shpjegon se Monika mban në qafë dhe duar simbolin e Shën Marisë, marrë në Medjugorje, një qytet në Bosnjë Hercegovinë, vend jozyrtar i pelegrinazhit katolik qëkur thuhet se është shfaqur Virgjëresha Mari në 1981.
Une kam vend te mbare Shen Vlashin, shoh qe mikja ime mban ne duar varesen dhe unazen nga Medjugorje nje vend ku miliona njerez dhe shume shqiptare gjejne frymezimin e besimit per te shkuar perpara…Te besosh do te thote qe ke shprese ta lesh shpirtin ne duar te sigurta…
Shumë njerëz nga e gjithë bota, mes tyre edhe shumë shqiptarë kanë shkuar në Medjugorje për të qenë më pranë besimit të tyre dhe sipas rrëfimeve të tyre, vendi bën vërtet mrekulli. Kjo shpjegon arsyen pse Monika Kryemadhi nuk i heq asnjëherë, aq më tepër tani që ka marrë përsipër rolin e opozitares.
Para kësaj Monika mbante një varëse me simbolin e kryqit, pra e kuptueshme që politikania është udhëhequr gjithnjë nga besimi.
Diskutime rreth kësaj post