Deputeti i Partisë Socialiste, Sadi Vorpsi, ka publikuar në rrjetin social Facebook një shkresë nga Autoriteti për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Ka qenë vetë Vorpsi që i ka kërkuar institucionit në fjalë informacion nëse ka qenë i survejuar apo bashkëpunëtor i organeve të diktaturës.
“Te dashur miq, Vullnetarisht dhe per transparence i kerkova “Autoritetit per Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit” informacion ne lidhje me figuren time. Nese kam qene i survejuar apo bashkepunetor i organit famekeq te diktatures. Meposhte eshte pergjigja zyrtare” – shkruan deputet i i PS teksa ka publikuar dokumentin.
Vorpsi është i pari deputet i Partisë Socialiste që ka bërë transparente vërtetimin e Autoritetit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. /JavaNews/
Diskutime rreth kësaj post