Furtune ne zyrat e ZRPP-ve. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka pezulluar nga detyra disa zyrtarë të ZRPP, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Ajo ka publikuar denoncimet e qytetarëve në ‘platformën bashkëqeverisëse’, duke mara masa të menjëhershme disiplinore për juristët, njëri prej të cilëve në Fier dhe dy në Tiranës.
Ministrja publikoi në një dalje për mediat denoncimet e dy grave, njëra në Fier dhe tjetra në Tiranë, të cilave nuk ju është ofruar shërbimi i duhur, ndonëse kanë aplikuar dhe shlyer të gjitha detyrimet pranë ZRPP-ve.
Për këtë arsye, ministrja tha se ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm nga detyra të juristit në Fier dhe të dy specialistëve në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post