Zvarritjet në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, po pengojnë zinxhir njëra tjetrën, duke e çuar sistemin në kolaps.
Institucioni i radhës i rrezikuar është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Për këtë institucion ka një përplasje të re.
Ligji i ri parashikon që Presidenti duhet të hedh shortin deri në datë 5 dhjetor, por ka vakum, pasi institucionet e KLGJ dhe KLP që duhet të sjellin kandidaturat për KED ende nuk janë ngritur.
Presidenti është konsultuar paraprakisht me Euralius për ngërçin, ndërsa ka vendosur që t’i dërgojë një letër Kuvendit.
Report Tv është njohur me përmbajtjen e letrës, ku Meta kërkon nga Kuvendi të zgjidhë boshllëkun ligjor. “Duhet të hedh shortin deri në 5 dhjetor për KED, por ka vakuum.
Kandidaturat i sjell KLGJ e KLP, por këto dy institucione nuk janë formuar. Kuvendi bëri ligjin për institucionet e reja, kërkoj të zgjidhni boshllëkun ligjor”.
Diskutime rreth kësaj post