Agjentët e antidrogës në Policinë e Tiranës kanë ndërmarrë në orët e fundit një aksion kundër shpërndarjes së narkotikëve.
Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative është bërë arrestimi i shtetasit Erind Krakulli, 30 vjeç dhe banues në Tiranë.
Sipas të dhënave zyrtare, Krakulli shpërndante lëndë psikotrope pranë shkollave të mesme të kryeqytetit, kryesisht “ekstazi” dhe “MDMA”.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, 30-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 60 pilula të llojit ekstazi, një krehër pistolete model 54 dhe një aparat celular.
Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Tiranës, për procedimin e Krakullit nën akuzat e “shitjes së narkotikëve” dhe “armëmbajtje pa leje”.a
Diskutime rreth kësaj post