Shkëmbim zjarri mes policisë dhe një të kërkuarit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Laçit.
Burimet nga policia thanë se, kishin rrethuar një të kërkuar prej 3 vitesh, por ai është kundërpërgjigjur.
Markel Bushi, në kërkim prej 3 vitesh ka mundur të arratiset pasi ka qëlluar në drejtim të policisë dhe është larguar me vrap.
Drejt Laçit kanë shkuar forca speciale për të bërë arrestimin e të kërkuarit, që tani qëlloi edhe ndaj policisë.
Diskutime rreth kësaj post