Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari la jetën në Amerikë, për të vijuar misionin që la pas i ati, Azem Hajdari në politikën shqiptare.
Rudina ka studiuar dhe jetuar për shumë vite në SHBA, e padyshim që kthimi në Shqipëri nuk ka qenë aspak i lehtë.
Vajza e Azem Hajdarit është tepër e rezervuar sa i takon jetës private, të cilën e mbron me fanatizëm.
Bashkëshorti i saj Muçjo Demiraj vazhdon të jetojë në Amerikë, ku ka kompaninë e tij në fushën e investimeve. Ata të dy janë njohur kur Rudina ishte vetëm 16 vjeçe, e Muçjoni 18.Dasma e tyre është zhvilluar në New York. Çifti ka së bashku një vajzë 2 vjeçe, Sihanën.
Ndërkohë në rrjete sociale disa foto të familjes së bukur janë vërtet inspiruese!
Diskutime rreth kësaj post