Këngëtarja shqiptare ka marrë propozim për martesë në skenë. Ose në shesh të burrave, siç thotë Aurela Gaçe, që do e quanim kumbarë meqë propozimi ka ndodhur pikërisht në skenën e AG Show ku ajo jep koncerte çdo fundjavë.
Eriola Cuka ka përjetuar çaste të mrekullueshme kur i dashuri, gjithashtu muzikant, Kristian Gusho është ulur në gjunjë me një kuti unaze në dorë.
Mos e humbisni kureshtjen e Aurela Gaçes që ka parë gjithçka nga afër, por nuk ishte vetëm ajo.
Skena kishte disa artistë, ndërsa pak metra më larg spektatorët ishin me dhjetëra, shkruan Revista Class.
“Ketij i them propozim une [?] [?] live aty ne shesh te burrave( çun Vlore jo shaka). Kristian dhe Eriola , ju falenderojme per keto emocione kaq te bukura e te sinqerta qe na falët edhe ne. U plakshi bashke”, shkruan Aurela.
Ndërkaq një çast nga propozimi e ka ndarë dhe Kristiani në faqen e tij, i cili ka treguar në çdo shesh të mundshëm dashurinë për Eriolën.
“Çasti që ndryshoi gjithçka”, shkruan ai.
Ndërkohë Eriola duket e gëzuar, por dhe e befasuar. I dashuri nga Vlora e ka surprizuar!
Diskutime rreth kësaj post