Paulo Dybala ka thënë se nuk premton se do të qëndrojë në Juventus për jetë, por ka shtuar se ndihet i nderuar që vesh fanellën me numrin 10.
Në fillim të këtij viti, sulmuesi argjentinas nënshkroi kontratë të re me Juventusin, menaxheri i përgjithshëm i të cilit, Siuseppe Marotta, pati thënë se dëshiron të mbajë përgjithmonë Dybalan në Juventus, transmeton Express.
Por Dybala nuk premton se do të rrijë përgjithmonë te “Zonja e Vjetër”.
“Nuk premtoj, veçanërisht duke qenë se nuk varet vetëm nga unë”, ka thënë Dybala për France Football.
“Në këtë moment, megjithatë, nuk them: ‘ky është viti im i fundit, po shkoj’. Mendoj për të tashme dhe gjithçka rreth saj. Klubi më sugjeroi ta vesh fanellën me numër 10, është nder. Në futbollin modern ne nuk e dimë të ardhmen, e për këtë kemi pasur shembuj tronditës në verë”, ka përfunduar Dybala.
Manchester United dhe Barcelona janë dy skuadrat që do ta pëlqenin Dybalan dhe sigurisht se do të shfaqin interesim për të.
Diskutime rreth kësaj post