Kreu i PD, Lulzim Basha, ka vijuar sulmet ndaj qeverisë, teksa është ndalur te vjedhja e votave të 25 qershorit.
Ai tha se Vangjush Dako është kapur duke bashkëpunuar me bandat kriminale për vjedhjen e votave.
Ja reagimi i Bashës:
Vjedhja masive e votave u konfirmua nga raporti i OBE. PD e ka ngritur me forcë se në këto zgjedhje Rama ka angazhuar paratë e drogës dhe forcën e bandave. Sot iu prezantoj një tjetër zhvillim skandaloz. Dako është kapur duke bashkëpunuar me grupet kriminale, ku i kërkon të vjedhin dhe blejnë votat për zgjedhjet. Shërbimet Inteligjente e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke bërë Pazar me telefon, teksa iu premton tendera në këmbim të votave. Janë miliona euro që dako iu ka premtuar kriminelëve.
Këto pazare të ndyra tani janë të dokumentuara dhe nën hetim nga Prokuroria. Këtë e di Gjushi, por edhe Rama. Për ëktë, ata ndërhynë të largonin prokurorin që po heton. Të tjerë emra që do zbulohen ditët e ardhshme janë marionetat e Ramës.
Diskutime rreth kësaj post