Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar arrest me burg për biznesmenin e arrestuar në Elbasan Orest Sota, i cili u kap me rreth 863 mijë euro në makinë si dhe dy patenta për leje lundrimi në emër të Saimir Tahirit.
Prokuroria e Krimeve të Rënda shprehet se dyshon se 863 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota në Elbasan janë të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Para gjykatës, teksa po vlerësohej masa e sigurisë për Orest Sotën, prokuroria deklaroi se:
“Kemi dyshime se paratë e gjetura në makinën e Sotës janë të Saimir Tahirit. Si provë në automjet janë gjetur 2 patenta lundrimi dhe dy pasaporta detare. Nga sasia prej 862 mijë euro të hedhura rrëmujshëm në makinë, 250 euro janë false”.
Sipas prokurorisë, Sota dhe shoferi i tij, Leonard Almeta janë përgjuar nga drejtoria e Policisë së Elbasanit, ku biznesmeni mësohet se ka pyetur shoferin se “Çfarë duan patentat e Tahirit në makinën time”.
Ndëra Almeta është përgjigjur se “I ka harruar Gent Caka”.
Më pas është përgjuar edhe Caka kur ka folur me Almetën, pasi është lënë i lirë.
Caka mësohet se i thotë Almetes “Nuk ka faj Oresti pasi i kam harrur unë ato aty”.
Nga ana tjetër, avokati i Sotës, Fatmir Braka u shpreh:
“Paratë ishin për blerjen e hekurit tek Kurum, kemi edhe prova. Lefter Sota ka folur me telefon me pronarin dhe administratorin e Kurum, do të blihej 10 mijë ton hekur”.
Diskutime rreth kësaj post