Ndonëse ka bere 32 vite qe eshte ndare nga jeta dhe 25 vite qe eshte shembur regjimi i ngritur prej tij, vijon te mbetet ne mendjen e shqiptareve.
Madje dhe shprehjet e tij, te kthyera me pas ne parulla qe zinin vendet me te dukshme nuk kane rreshtur se perdoruri.
Keshtu, ne nje fotografi të dërguar te “Dita” nga një lexues banor i Sarandës shihet Enver Hoxha në një tabelë reklamimi në një dyqan të vogël që tregton pije dhe patate të skuqura.
Shprehja e famshme “Patatja është edhe bukë edhe gjellë” është shkruar përbri një pikture të Hoxhës që përshëndet me një bukë në dorë.
Tabela është vendosur në pedonalen e qytetit bregdetar.
Nostalgjia për Enver Hoxhën është rritur vitet e fundit kryesisht për shkak të dështimit të klasës politike të pas 90-s për t’i dhënë vendit zhvillim të qëndrueshëm ekonomik si vendet e tjerë ish-komunistë.
Një anketë e prezantuar në dhjetor 2016 nga OSBE dha disa shifra vërtet interesante për raportin e shoqërisë shqiptare me atë që la pas në 1990.
Bën veçanërisht përshtypje shifrat për ish-diktatorin komunist Enver Hoxha, shifra të cilat i kishin bërë përshtypje edhe ambasadorit të OSBE-së në Tiranë që prezantoi një vit më parë disa nga të dhënat e anketës.
Nga anketimi rezulton se 45 përqind e shqiptarëve sipas rajoneve kanë mendim pozitiv për ish-diktatorin ndërsa 42 përqind kanë mendim negativ.
Shifra e pëlqimit shkon në 50 përqind në Juglindje dhe 55 përqind në Jug dhe jugperëndim të vendit.
Kurse sipas moshës, 52 përqind e shqiptarëve mbi 55 vjeç kanë mendim pozitiv për rolin e Enver Hoxhës.
Asnjë lider aktual nuk ka gjysmën e shqiptarëve me vete.
Nga zgjedhjet e fundit rezulton se mbështetja për liderët është si më poshtë: 41 përqind Rama, 30 përqind çifti Berisha-Basha dhe 11 përqind Ilir Meta.
Anketa “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen,” është zhvilluar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) dhe është pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Platforma e dialogut kombëtar rreth shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë regjimit të mëparshëm komunist në Shqipëri”.
Ajo u zbatua me mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë.
Diskutime rreth kësaj post