Vdekja e kompozitorit Aleksandër Lalo, ka nxjerrë në dritë dhe një tallje që bën TV Klan me shikuesit e saj.
Ndërsa Lalo kishte ndërruar jetë, ai ndodhej “live” në TV Klan, në spektaklin “C’est la vie”.
Për këtë ka disa materiale si njoftime, spote, deri edhe statuse në rrjetet sociale nga pjesëmarrës në të, që luajnë rolin e një shou live.
Pak para se të mbërrinte lajmi i ndarjes nga jeta i kompozitorit, moderatorja e emisionit, Marina Vjollca shihej t’u kthente përgjigjje kritikëve të emisionit, të cilët komentonin se “C’est la vie” nuk është live.
“Duke dëgjuar kohët e fundit komentet e njerëzve, shpeshherë edhe disa media kanë akuzuar me pa të drejtë që “C’est la vie” s’është live, por “C’est la vie” është live nga fillimi dhe deri në fund”, u shpreh Marina Vjollca.
“Live 100%”, shtoi Altini, anëtari i jurisë.
Mirëpo vdekja e Lalos ndërkohë që programi transmetohej ka detyruar TV Klan të ndërpresë transmetimin e tij, me një njoftim sqarues ku thuhej se programi është i regjistruar.
TV Klan madje e ka fshirë nga Youtube videon me pjesën e emisionit, ku Marina u drejtohet kritikëve për statusin “live” të spektaklit.
Diskutime rreth kësaj post