Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar kryeministri Edi Rama, duke thënë se pavarësisht se ai flet “48 orë” në ditë për vettingun, nuk është i aftë të bëjë dot as kontrollin (vettingun) e palmave në autstradën Tiranë- Kashar.
Çështja e palmave në autostradë ka qenë një ngjarje e shumëdebatuar në skenën politike disa vite më parë, pas hijeve të shumta të dyshimit që ato sollën për mënyrën e tenderimit.
Fillimisht ato iu shtuan autostradës me idenë e gjelbërimit të hyrjes së Tiranës, por nuk vonoi shumë dhe në tavolinë erdhi projekti për zgjerimin e korsive. Në këtë pikë debati politik përplasi ashpër demokratët dhe socialistët, pasi palmat kushtonin mëse 600 mijë euro, para këto të buxhetit të shtetit.
Më tutje me planin e ri, palmat do të hiqeshin, një gjë kjo e cila pritet ende të ndodhë nga Bashkia e Tiranës brenda këtij viti. Palmat të vëna në 2015, tashmë të thara plotësisht, do të zëvendësohen nga pisha.
Diskutime rreth kësaj post