Miu: 1900, 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008
Bualli: 1901, 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009
Tigri:1902,1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010
Lepuri; 1903, 1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011
Dragoi: 1904, 1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012
Gjarperi: 1905, 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013
Kali: 1906, 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014
Dhia: 1907, 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015
Majmuni: 1908, 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016
Gjeli: 1909, 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017
Qeni: 1910, 1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018
Derri: 1911, 1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019
Miu
Gjate këtij muaji do jeni shume me te organizuar ju te dashuruarit dhe do ruani gjithë kohës një klime te ngrohte. Do gjeni kohe edhe për ta kaluar me partnerin edhe me miqtë apo familjaret. Beqaret duhet t’i shprehin ndjenjat sepse përndryshe do i humbin personat qe pëlqejnë. Financat dini si t’i mbani gjate gjithë kohës nen kontroll dhe do i kryeni shpenzimet me te nevojshme. Shëndeti mund te ketë probleme. Do keni shqetësime nga stomaku, por mund te vuani edhe nga kapsllëku apo nga diarreja. Ne pune do keni gjithë energjinë e nevojshme për te arritur atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Mos u ankoni për asgjë.
Bualli
Jeta juaj ne çift nuk ka për te qene e shkëlqyer gjate këtij muaji pasi ne disa momente mund te përballeni edhe me probleme serioze. Mundohuni te tregoheni me tolerante. Beqaret do jene me te favorizuar. Ata do takojnë persona fantastike me te cilët mund te fillojnë lidhje afatgjata. Ne planin financiar do keni fat me shumice kështu qe duhet te përfitoni sa me shume për te bere investime apo për te shlyer borxhet. Shëndeti përveç ndonjë shqetësimi kalimtar nuk ka për te pasur probleme serioze. Ne pune do filloni t’i përmbyllni një nga një te gjitha çështjet e lëna pezull dhe do merrni përfitime te mëdha.
Tigri
Gjate këtij muaji do keni ndjesinë sikur e keni gjithçka kundër prandaj gjerat nuk po ju ecin si duhet. Ne fakt për çdo gjë do jete faji juaj dhe i askujt. Nëse jeni ne një lidhje nuk duhet ta lini pas dore partnerin sepse ai mund te mërzitet dhe mund t’iu braktise. Familjen nuk duhet ta lejoni te ndikoje tek jeta sentimentale. Beqaret do kenë një jete intensive dhe te mbushur me njohje te jashtëzakonshme. Ne planin financiar po nuk e kontrolluat veten keni për te pasur probleme shume serioze. Ne pune do keni me shume besim ne vetvete dhe do arrini suksesin pas javës se dyte. Kjo gjë do ju kënaqë pafund.
Lepuri
Ka rrezik qe gjate kësaj jave t’iu rikthehen disa kujtime te vjetra ju te dashuruarve dhe mund te keni mosmarrëveshje me partnerin. E mira është qe te zgjidhni njëherë e mire gjithçka sepse përndryshe nuk do jene dot te qete. Beqare duhet te jene me joshës dhe nga ana tjetër me diskrete. Vetëm ashtu do arrijnë te fillojnë një lidhje interesante. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe bëni kujdes. Shëndeti nuk do jete i kënaqshëm. Stresi dhe ankthi mund t’iu shkaktojnë goxha probleme. Jeta profesionale do ketë nevoje për me shume vëmendje, energji dhe vendosmëri.
Dragoi
Jeta ne çift do jete shume e kënaqshme gjate këtij muaji. Do jeni tejet te përkujdesur për njeri-tjetrin dhe zemra do rrahe me fort se asnjëherë. Beqaret duhet te qëndrojnë me këmbë ne toke pasi po gabuan ne zgjedhje kane për te vuajtur shume. Sektori i financave ne disa momente do jete goxha i trazuar. Mundohuni te mos e teproni me shpenzimet dhe te mendoni me tepër për te ardhmen. Shëndeti nuk do ketë asnjë lloj shqetësime. Do jeni ne forme te përkryer e plot energji. Ne pune, disa kolege te vjetër, do mundohen t’ua prishin planet dhe te dalin ata te fituarit kështu qe tregohuni me te vëmendshëm dhe mos toleroni aspak.
Gjarpri
Juve qe jeni ne një lidhje duhet te bëni kujdes nga intrigat e sisa personave sepse ata mund t’ua prishin plotësisht ekuilibrin. Beqaret le te përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen për te dale neper takime, por ne asnjë mënyrë nuk duhet te marrin vendime te pamenduara. Financat do jene gjithë kohës me ulje e ngritje. Gjendja shëndetësore ka për te qene e shkëlqyer gjate gjithë muajit. Do merrni fryme lirisht, do ushqeheni si duhet dhe aktiviteti fizik do ju beje te jeni gjithmonë ne forme. Kujdes vetëm me duhanin. Ne pune mundohuni te ecni gjithmonë me plane ne mënyrë qe te mos gaboni dhe mos zhgënjeheni asnjëherë.
Kali
Me shume gjase gjate këtij muaji keni për te pasur debate e probleme ju te dashuruarit. Do keni ide tërësisht ndryshe mbi jetën dhe do doni qe gjithçka te behet siç doni ju. Beqaret nuk do jene shume te logjikshëm dhe ka mundësi te bëjnë gabime ne përzgjedhjen e personit qe do e mbajnë ne krah. Ne planin financiar vështirësitë kane për te qene te vazhdueshme. Pa ndihmën e familjareve nuk keni për t’ia dale dot. Gjendja shëndetësore here pas here do japë shqetësime, megjithatë ne tërësi nuk do keni probleme serioze. Ne pune asgjë nuk ka për te qene e lehte, por po nuk tentuat nuk keni për ta mësuar ne mundeni ta arrini apo jo.
Dhia
Muaj i mbushur me momente romantike do jete ky për gjithë te dashuruarit. Shpesh do ndiheni aq mire pranë partnerit saqë mezi do e besoni se jeni ne realitet. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe do arrijnë te krijojnë lidhjen e shume ëndërruar. Ne planin financiar duhet te jeni te matur dhe largpamës. Po bëtë gabime sot situata do mbetet problematike edhe nesër. Shëndeti here pas here mund te ketë probleme te vogla. Mund te ndieni dhimbje fyti, koke ose shpine, por qe nuk duhen lënë pas dore. Ne pune do përshtateni lehtësisht edhe me detyrat e tjera qe do iu jepen dhe do arrini me shume nga sa mund te kishit menduar.
Majmuni
Gjate këtij muaji do jeni me te gatshëm për te diskutuar hapur lidhur me disa probleme te jetës tuaj ne çift dhe do mundoheni t’iu gjeni atyre një zgjidhje. Edhe partneri do jete me tolerant dhe do i pranoje disa gabime qe ka bere. Beqaret as qe e kane imagjinuar ndonjëherë se gjerat mund t’iu ndryshojnë qe javën e pare. Zemra e tyre do rrahe me fort se kurrë. Financat duhet t’i menaxhoni me sa me shume qetësi sepse përndryshe mund te shkatërroni gjithçka. Gjendja shëndetësore do kërkojë me tepër përkujdes dhe maturi. Po e late pas dore do keni shqetësime te mëdha. Ne pune do jeni luftarake dhe te guximshëm, megjithatë shpesh do gjendeni neper udhëkryqe.
Gjeli
Ka mundësi te jeni shume kapricoze me partnerin tuaj gjate këtij muaji dhe kjo do sjelle debate e mosmarrëveshje ne çift. Nga ana tjetër për te ruajtur një klime me te ngrohte duhet t’i kushtoni me tepër kohe partnerit dhe t’i përgatisni ndonjë surprize. Beqaret do jene te palogjikshëm dhe ka mundësi te pranojnë te lidhen me te parin qe do iu dale para. Financat nuk do jene te këqija, por ju gjithsesi nuk duhet te rrezikoni shume duke shpenzuar me sy mbyllur. Shëndeti duhet pasur me ne vëmendje pasi ka rrezik qe te keni probleme me zemrën. ne pune nuk do ecni me ritmet e duhura dhe ka mundësi qe kundërshtarët t’ua rrëmbejnë një projekt te rëndësishëm.
Qeni
Përfitoni sa te mundni nga ambienti yjor këtë muaj për t’ia shprehur dashurinë partnerit dhe për te kaluar momente te jashtëzakonshme pasi me vone nuk do jete e njëjta gjë. Beqaret gjithashtu do përjetojnë emocione te veçanta pas takimeve qe do realizojnë ne fund te javës se pare. Ato mund t’ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Financat do kenë gjithë kohës ulje dhe ngritje. Shëndeti dy javët e para do jete me i mire, ndërkohë qe pas datës 15 do filloni te keni shqetësime nga shpina, këmbët apo stomaku. Ne pune do jeni perfeksioniste dhe do kënaqeni pafundësisht nga vetja.
Derri
Muaj i hareshëm ka për te qene ky për te gjithë juve qe jeni ne një lidhje. Zemra do ju dridhet dhe emocionet nuk do ju ndalen asnjë sekonde. Beqaret ka shume mundësi te mbyllen ne vetvete ne pjesën me te madhe te kohës dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Për ta ende nuk ka ardhur periudha e favorshme. Buxheti do jete aq i mire saqë mund te bëni edhe investime te mëdha e afatgjata. Shëndeti do përballet me sfida te mëdha. Mundohuni te bëni kontrolle tek specialistet e te mos merrni barna sipas mendjes. Ne pune duhet t’i shfrytëzoni te gjitha energjitë qe keni për te arritur atë qe dëshironi.
Diskutime rreth kësaj post