Mbrëmjen e djeshme Bleona Qereti theu rekorde audience me “bëmat” e saj në “Xing me Ermalin”.
Një intervistë pa asnjë tabu, pjesë e së cilës u bënë edhe prindërit e këngëtares shqiptare.
Në një lidhje Skype me emisionin, prindërit e Bleonës shkaktuan të qeshura pa fund në sallë dhe tek shikuesit, teksa rrëfyen gjithçka pa doreza, kur u pyetën nga Ermali.
Ama përgjigjia e një pyetje pikante çuditi dhe Bleonën.
Ermali pyeti fillimisht Bleonën nëse prindërit e saj kryejnë ende marrëdhënie seksuale. Bleona tha se ajo u thotë, por ata nuk pranojnë.
Nga ana tjetër babai i Bleonës dha përgjigjen epike që shkatërroi së qeshuri vetë Bleonën dhe publikun: Ermal, nëse ndihesh mirë, dashuria është pjesë e jetës!
Bleona ndër të tjera tha se ka një marrëdhënie shumë të lirshme me familjen dhe dinë gjithçka të njëri-tjetrit. “Babi nuk ka tatuazh të fshehur, jam e sigurt…Sepse jemi familje nudistësh…shkojmë nëpër plazhe e gjëra”.
Diskutime rreth kësaj post