Shi e bore do te kete nga pasdite e te dieles e ne vijim, por edhe nje renie e metejshme e temperaturave.
Ja parashikimi i motit sipas Meteoalb:
E DIEL – E HENE: Orët vijuese fuqizojnë vranësirat duke gjeneruar shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit. Mbrëmja dhe orët e natës shtojnë reshjet në gjithë territorin si edhe reshje dëbore priten në zonat malore. Në të njëjtat kushte atmosferike vendi mbetet deri mëngjesin e së hënës kur do ketë përmirësim gradual të motit duke sjellë në territor gjatë pjesës së dytë të së hënës dhe ditët në vijim, mot kryesisht të kthjellët.
Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë mëngjesin e sotëm por një rënie me 2 – 3°C kanë pësuar vlerat termike të mesditës, rënie që vijon mëngjesin dhe mesditën e së hënës kur ekstremumet termike pritet të luhaten nga -3°C në 15°C.
Diskutime rreth kësaj post