Një ish-deputet i njohur është përfshirë në një skandal, pasi i ka dërguar aksidentalisht partneres së tij, foto me një femër tjetër.
Britaniku Lembit Opik dhe 45-vjeçarja Alex Best i kanë mohuar zërat për një lidhje, duke thënë se ishin thjesht “miq të mirë”.
Ama e dashura e deputetit, Sabina Vankova, ka publikuar fotot që ai ia kishte dërguar aksidentalisht, ku ai shfaqej në momente intime me Alex. Kur kjo e fundit kishte veshur rroba banjoje.
“S’mund ta besoja atë kur pashë fotografitë. Ai gjithmonë ka pohuar se janë vetëm miq, por unë kam pasur dyshimet e mia. Kjo foto tregon se marrëdhënia e tyre nuk është vetëm miqësi. Mua m’u thye zemra. Nuk e dashuroj më dhe nuk dua të jem me të”, tha Sabina.
Ndërkohë fotot e politikanit anglez me të dashurën kanë bërë xhiron e botës.
Diskutime rreth kësaj post