Trupi i pajetë i gjetur më 6 nëntor në brigjet e Pulias është pa kokë. Ky është detaji i rëndë që vjen nga hetimet paraprake të palës italiane ndërsa dyshohet se kufoma i përket avokatit Besnik Muço.
Burime për mediat thonë se trupi i pajetë është tepër i gjymtuar dhe pritet analiza e ADN-së për të përcaktuar nëse ai vërtetë i përket avokatit shqiptar të zhdukur më 2 Nëntor.
Muço nisi udhëtimin e tij nga porti i Durrësit drejt Barit, por nuk zbriti kurrë nga trageti.
Kanë qenë fillimisht familjarët e tij që denoncuan zhdukjen, teksa prisnin që ai t’u bashkohej në Macerata ku edhe jetonin.
Besnik Muço ka punuar për një kohë të gjatë si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe më pas ai u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme deri në vitin 1997.
Pas lënies në këtë vit të detyrës si prokuror në organin qendror të akuzës, sipas familjarëve, Besnik Muço ka kërkuar azil politik në Itali.
/JavaNews/
Diskutime rreth kësaj post