Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të koduar me emrin “Balerina”.
Policia e Shkodrës thotë se operacioni është finalizimi i një hetimi disamujor me aplikimin e metodave speciale hetimore.
Në prana kanë përfunduar shtetasit Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër dhe i dënuar më parë, Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush të Shkodrës si dhe pesë femra të moshës nga 25 deri në 33 vjeç, ndërsa procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër.
Policia thotë se shtetasi Rinard Tota dyshohet si drejtuesi i grupit dhe personi që prej kohësh organizonte shfrytëzimin e pesë shtetaseve të ndaluara për qëllime prostitucioni në lokalin e tij “Tata” në qytetin e Shkodrës.
Policia ka sekuestuar në cilësinë e provës materiale ambientin trikatësh në pronësi të Rinard Totës, dy automjete, një Benz dhe një Land Rover, po në pronësi të tij, një armë zjarri e llojit pistoletë, shtatë ora dore dhe një sasi të konsiderueshme bizhuterishë të ndryshme.
Janë sekuestruar gjithashtu edhe një laptop, 8 telefona celularë, një sasi e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se janë fitime të aktivitetit të drejtuar nga Tota.
Diskutime rreth kësaj post