Shumica e grave ëndërrojnë të kenë flokë të gjata dhe të shëndosha.
Madje shumë prej tyre janë në gjendje që të bëjnë gjithçka për të pasur flokë të gjata, të shëndetshme dhe plot shkëlqim.
Disa yje të Hollivudit po përdorin një tretman me qepë, në mënyrë që flokët e tyre të rriten më shpejt.
Sipas dermatologëve, qepa është shumë e dobishme për flokët tona dhe nuk do të ketë asnjë efekt anësor në lëkurën e kokës, transmeton Klan Kosova.
Shtypni 2 deri 4 qepë dhe merreni lëngun e tyre. Vendoseni lëngun e qepës në flokë dhe kokë dhe masazhojeni lehtë.
Lërëni të qëndrojë për 15 minuta deri në një orë, nëse keni kohë. Rekomandohet që kjo maskë të qëndrojë një orë për shkak se efektet të jenë më të mëdha.
Më pas, pastroni flokët tuaja. Për të larguar erën e qepëve, pastroni flokët me shampon.
Përsëriteni këtë metodë dy herë në muaj dhe do të habiteni edhe vetë me rezultatet.
Diskutime rreth kësaj post