Autoritetet italiane mund të kenë gjetur trupin e pajetë të avokatit shqiptar Besnik Muço, i cili rezulton i zhdukur prej datës 2 nëntor, kur hipi në Durrës në traget për të shkuar tek familja e tij në Itali…aty ku nuk mbërriti kurrë.
Mediat italiane shkruajnë se trupi i gjetur 12 ditë më parë në ujërat e Castros, mund të jetë i avokatit 54-vjeçar me origjinë shqiptare. Një pistë kjo makabre, dhe që pret konfirmimin zyrtar nga autoritetet atje. Për të marrë përgjigje të konfirmuar, hetuesit po presin rezultatet e ADN-së.
Trupi i pajetë ishte zbuluar më 5 nëntor në zonën e Punta Correnti, por kushtet e pavaforshme të motit bënë të mundur që trupi të nxirrej ditë më pas.
Më dy nëntor, avokati shqiptar është nisur me tragetin Adria Ferries nga Durrësi ku ka bërë edhe chekc In, dhe duhej të mbërrinte në Bari. Më tej në orën 23:00 celulari i tij rezultoi i fikur. Që nga ai moment, askush nuk di më gjë për të. Gruaja e tij që jeton në Macerata, Raimonda, nuk e dinte që burri do të vinte në Itali atë ditë, dhe aq më pak, nuk e mendonte se do të kishte marrë tragetin, pasi zakonisht udhëtonte me avion.
Diskutime rreth kësaj post