Një grabitje ndodhi dy ditë më parë në fshatin Ilias të Himarë, aty ku dy hajdutë të paidentifikuar rrëmbyen një gomone në oborrin e shtëpisë.
Grabitësit lanë një shënim në adresë të mësueses, pronares së gomones.
“Ta hapëm shtëpinë për çelësin e portës, nuk morëm gjë. Donim gomonen të bëhemi me lekë”, – thuhet në shënimin e lënë nga grabitësit.
Banesa është në pronësi të arsimtares Loreta Baxhaku dhe bashkëshortit të saj. Konstatimin e vjedhjes së banesës e ka bërë babai i arsimtares kur ka shkuar në mëngjes dhe ka gjetur derën të hapur.
Diskutime rreth kësaj post