Një gomone u grabit dje ne nje banese ne Himare, e cila eshte ne pronesi te nje mesueseje e cila me bashkeshortin jeton ne Tirane dhe muajt e veres i kalon ne qytetin bregdetar.
Sot Policia njoftoi se autorët kishin lënë një letër në parmakun e dritares ku shkruanin: “Ta hapëm shtëpinë me çelësin e portës, por nuk morëm gjë. Donim gomonen të bëhemi me lëkë”
Dyshimet e para të Policisë janë se gomonia mund të jetë përdorur për trafik të lëndëve narkotike drejt shtetit italian apo grek gjatë natës, ose mund të përdoret në ditët në vijim. “Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesë, duke hapur një derë në pjesën e pasme të saj.
Pasi kanë grabitur çfarë kanë mundur në brendësi të saj, ata janë larguar duke marrë edhe mjetin lundrues tip gomone që ishte i vendosur në një karrel. Dyshohet se gomonia është tërhequr me një automjet, ose mund të ketë dalë menjëherë në det të hapur”. Bënë të ditur burime nga grupi i hetimit.
Sipas të dhënave, do të verifikohen kamerat e sigurisë së disa subjekteve në afërsi të fshatit, për të konfirmuar nëse mjeti lundrues është ngarkuar apo tërhequr nga ndonjë mjet tjetër në rrugë tokësore, apo nëse gomonia ka dalë direkt në det.
Sipas të dhënave, gomonia ishte rreth 6 metra e gjatë, me ngjyrë të bardhë dhe dy motorë, 115 kuaj fuqi dhe 8.8 kuaj fuqi. Çifti i dëmtuar i ka vënë në dispozicion policisë disa foto të mjetit të vjedhur, të shkrepura gjatë tyre në muajt e verës.
Policia bëri të ditur se është një mjet që mund të përballojë detin drejt shtetit fqinj. Kontrolle ka pasur në të gjithë zonën përreth, pasi dyshohet se mjeti lundrues mund të jetë fshehur diku afër, për t’u përdorur më pas për trafik lëndësh narkotike, e cila mbetet pista kryesore e hetimit nga policia. Dyshohet se autorët e grabitjes janë banorë të zonës, të cilët kanë qenë në dijeni të gomones në banesën e çiftit që jeton në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post