Gazetari Erl Murati ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “360 Gradë”. Ai tregoi një rast kur zyrtarë të Prokurorisë i kanë kërkuar që mos publikojë në gazetë dëshminë e Julian Sinanajt ku tregon emra konkretë për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajt Konomi.
“Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj foli me emra, ai dha emra konkret për vrasjen e gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi. Ne e nxorëm me titra në televizion dhe kishte kaluar mesnata. Dhamë dëshminë që do publikohej nesër në Gazetën Shqiptare, dhe mua më morën në telefon nga Prokuroria e Përgjithshme dhe më thanë që dëshmia nuk është e saktë pasi Sinanaj kur e ka dhënë këtë dëshmi ka qenë i lodhur pasi ishte ora 3 e natës”, deklaroi Murati.
“Ne si gazetarë shkuam te këta persona që përmendi Julian Sinanaj dhe ata e mohuan thanë “jo nuk kemi lidhje, nuk kemi dorë në vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi”.
Mua më habit fakti sesi Prokuroria kur del një dokument zyrtar tenton ta fshehë, të thotë “jo ishte i lodhur kur e dha këtë deklaratë…”, përfundoi ai.
Diskutime rreth kësaj post