Aktori i humorit Bes Kallaku i mungon këtë sezon spektaklit “Portokalli”.
Ai deklaroi se largimi erdhi pasi mendon se ka ardhur momenti që të merret me projekte të tjera që ja “mbajnë shpatullat”, siç u shpreh Kallaku në një intervistë të fundit.
Ndërkaq derisa Besi të na sjellë projektin e tij të ri, ai ka nisur koncertet me bashkëshorten Xhensilën.
Çifti mbrëmë ka performuar për publikun në Elbasan.
Besi dhe Xhensila kanë performuar edhe këngët që i kanë dedikuar njëri-tjetrit.
Mesa duket, deri në projektin e ri të Besit, aktorin do ta shohim si këngëtar.
Diskutime rreth kësaj post