Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi dy nga themeluesit e LIBRA-s i kanë dhënë lamtumirën njëri tjetrit, me anë të një komunikimi të ashpër nëpërmjet mesazheve me email.
Disa emaile të zbardhura nga Lajme.al tregojnë mesazhin që Blushi i ka dërguar Hafizit ku e quan hileqare dhe i uron pleqëri të mbarë, dhe shkak mësohet të ketë qenë propozimi që ka bërë Hafizi në statut, për dy krerë partie.
“Pension të mbarë Moza… Unë nuk ndaj asgjë me hileqarët”, i shkruan ashpër Ben Blushi bashkëthemelueses se tij.
Pedagogia dhe anëtarja e LIBRA-s Mimoza Hafizi kundërpërgjigjet me një tjetër mesazh kundrejt Blushit dhe anëtarëve të tjerë teksa shprehet e prekur nga këto fjalë. Hafizi teksa u drejtohet kolegëve tregon se ditët e fundit është fyer shumë nga kryetari Blushi, e pretekst ka qenë drafti i statutit. “Jam thellësisht e prekur nga këto fjalë që vijnë nga personi që kam mbështetur më shumë…”, kështu e nis mesazhin e saj Hafizi ndërsa më tej kërkon mbështetje nga anëtarët e LIBRA-s.
Kujtojmë se Blushi dhe Hafizi mbetën jashtë Parlamentit pasi nuk arritën të mbledhin mjaftueshëm vota në zgjedhjet e 25 qershorit, e fill pas kësaj rënie vijnë dhe përplasjet mes tyre, në mënyrë kaq të hapur.
Diskutime rreth kësaj post