Dikur, e la për hir të martesës me këngëtarin e njohur Sinan Hoxha, e sot, bashkëshortja e tij Andrra Destani, del të jetë rikthyer në vendin e saj të lindjes.
U cilësua si një gjest i vërtetë në emër të dashurisë, gjë që shumë pak femra ndoshta, do t’a bënin, shkruan Kosovarja.
E çifti Andrra e Sinani, shpesh në intervista patën rastin të deklarojnë për dashurinë e jashtëzakonshme që ndiejnë ndaj njëri-tjetrit, në veçanti rezistenca që bëri Sinani për të fituar zemrën e saj, gjë që i rezultoi pozitive.
Andrra është mjaft aktive në rrjete sociale, aty ku kemi rastin t’i shohim momentet e përditshmërisë së modeles simpatike, e me raste edhe postimet ku shfaqet me stilin e saj të veçantë.
Por, postimi i fundit, lë mundësi për dyshime, nëse qëndrimi i saj në Gjermani do të jetë i përhershëm, apo thjeshtë shkoi për të rikujtuar momentet e vajzërisë, e gjithçka që i takoi asaj periudhe para se të bëhej nusja e Sinanit.
Diskutime rreth kësaj post