Ermal Pacaj, kryetar i FRESSH-it për lezhën, është emëruar në detyrën e Drejtorit të portit të Shëngjinit. Vendimi është firmosur nga Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë. Në këtë detyrë Pacaj do të zëvendësojë Gjovalin Tushën, i cili ka mbajtur postin e drejtorit në këtë port për 4 vjet me rradhë.
Pacaj njihet si një nga mbështetësit e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, i përmendur së fundmi edhe në fjalimin e Ambasadorit amerikan Donald Lu, ku foli për lidhjet e politikës me personat me të shkuar kriminale. Lidhur me deklaratën e ambasadorit Donald Lu, reagoi edhe Ndoka përmes një shënimi në ‘Facebook’, duke thënë se në politikë është futur për të ndihmuar njerëzit.
Nëse i referohesh rrjeteve sociale, evidentohet se kreu i FRESSH-it është mbështetës i ish-deputetit socialist, i cili dorëzoi mandatin pak përpara se ligji për dekriminalizimin të niste zbatimin.
Në postimet e tij, Pacaj e krahason Ndokën me Zhan Valzhanin e Viktor Hygoit te romani të Mjerët.
Diskutime rreth kësaj post