Një grua 37 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se bën seks me priftin në kishën ku ajo shkon.
Gruaja, të cilës burri i ka vdekur para 12 vitesh në aksident, thotë se e do priftin dhe ai i thotë se e do atë, por nuk mund të dalin publikisht, për shkak se atë mund ta shkarkojnë nga kisha.
Lexojeni rrëfimin e plotë të saj:
Bëj seks me një burrë në kishë, por ne nuk mund të dalim publikisht me lidhjen tonë, pasi ai është prifti.
Unë jam 37 vjet dhe jam e ve. Burri im vdiq në një aksident trafiku para 12 vitesh, derisa po shkonte në punë. Ai ishte 35 vjet. Fatkeqësisht ne kurrë nuk kemi pasur fëmijë.
Unë jam katolike dhe që nga atëherë kam shkuar në kishë e cila më ka ndihmuar që ta kaloj dhimbjen. Aty jam përfshirë në një grup femrash dhe e përgatisim kishën për shërbime. Kam bërë shumë miq aty.
Ne kemi një prift të ri që nga ardhur nga një vend tjetër. Është 42 vjet dhe të gjithëve u pëlqen.
Ai ka një mënyrë afrimi me njerëzit dhe predikimet e tij janë gjithnjë të gjalla dhe provokuese.
Ai është njeri që mund ta ndriçojë dhomën kur është duke folur.
Unë u angazhova me babain tim që është i sëmurë dhe u mërzita shumë.
Isha duke pasur një moment të keq në kishë kur erdhi prifti.
Ai më uli dhe më rehatoi mua. Ishte mrekullueshëm.
E thirra në shtëpinë e tij të nesërmen me një byrek që kisha bërë në shenjë falënderimi.
Ai më ftoi për të pirë çaj. Biseda jonë ishte e thellë, unë flisja për burrin tim, ndërsa ai për vajzën që kishte njohur në adoleshencë.
Ai më tha se i mungonin lidhjet më së shumti. Ai më tha se unë jam një grua tërheqëse dhe se duhet të mendoj për lidhje sërish.
Shikova në sytë e tij dhe u shkriva. Ai u përkul drejt meje dhe ne u puthëm.
E di se është gabim por ai është aq i dashur. Gjërat shkuan shpejt dhe ne shkuam në dhomën e tij të gjumit dhe bëmë seks. Ishte e mrekullueshme.
Ai ka ardhur në shtëpinë time një ditë dhe kemi bërë seks, ndërsa një tjetër në dhomën e tij në kishë.
Ai thotë se do të përjashtohet nga kisha nëse dikush na zbulon, por unë e dua atë dhe ai më do mua.
Përgjigja e psikologes:
Ai është mbërthyer mes një guri dhe një vendi të vështirë.
Ai thotë se të do por nuk të ka bërë asnjë premtim, andaj dashuria për kishën është më e madhe dhe ai nuk mund t’i dojë të dyja, të paktën jo plotësisht.
Nëse ai nuk është i gatshëm që të heq dorë nga pozita në kishë, atëherë lidhja juaj do të jetë boshe dhe nuk do të vazhdojë.
Bëje gjënë më të mirë dhe përfundojë këtë para se të zbulohesh nga dikush.
Ti meriton të jesh në një lidhje me dikë që mund të dalësh hapur dhe që të jetë i ndershëm me atë që keni bashkë.
Diskutime rreth kësaj post