Nëse po tentoni të mbesni shtatzënë, këshilla aktuale rreth lindjes është që të mos pini alkool.
Por një sasi e moderuar e verës së kuqe jo më shumë se pesë gota në muaj në fakt mund t’ju ndihmojë që të mbesni shtatzënë, sugjeron një hulumtim.
Studimi gjeti një lidhje në mes të pirjes së verës së kuqe dhe vezoreve të shëndetshme që prodhojnë më shumë vezë.
Vera e bardhë, birra dhe pijet e tjera alkoolike nuk e kishin efektin e njëjtë. Doktorët gjithmonë kanë thënë se alkooli duhet të evitohet tërësisht nëse po përpiqeni për të mbetur shtatzënë, në mënyrë që të parandalohen dëmtimet gjatë zhvillimit të shtatzënisë.
Hulumtuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Washington në SHBA, vendosën të ekzaminojnë efektin e alkoolit në fertilitet. Ata studiuan 135 gra të moshës 18 deri 44 dhe matën ‘rezervën’ e tyre ovariane.
Kjo është kapaciteti i vezorëve për të prodhuar qeliza të shëndetshme vezore, që matet duke llogaritur gjëndrat antrale që i prodhojnë ato.
U gjet se gratë të cilat kishin pirë sasi të moderuara të verës së kuqe (jo më shumë se pesë gota verë në muaj), kishin rezervën më të madhe ovariane.
Diskutime rreth kësaj post