“Furtunë” në gjigantin mediatik Top Channel. Top Channel ka shkarkuar nga detyra drejtorin e informacionit Sokol Balla.
Në vend të tij, mëson newsbomb.al është emëruar Endri Xhafo, i larguar 2 muaj më parë nga ABC News për t’u bërë pjesë e Top Channel.
Xhafo do të mbajë detyrën e drejtorit të Informacionit deri në një urdhër të dytë, që do pasohet me një mbledhje bordi.
Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur mes Sokol Ballës dhe bordit drejtues.
Sakaq, nga “Top Story” Ballës nuk i është kërkuar të lëvizë por mbetet për t’u zbuluar vendimi që do marrë ish-drejtori tashmë për emisionin e tij.
Diskutime rreth kësaj post