Policia e Fierit ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një të ri. Ai akuzohet se po udhëtonte me një motor pa dokumente.
Burime zyrtare nga policia thanë se është ndaluar, Miren Kallashi, 20 vjeç, banues në Kraps, Fier.
Sipas policisë, ndalimi i tij është bërë sepse në vendin e quajtur “Kryqëzimi i zogut të zi” Fier, është kapur duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, me targë AI216, i pa pajisur me leje drejtimi.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lushnjes për akuzën e “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Diskutime rreth kësaj post