Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga. Arrestimi është bërë në Durrës, ku policia ka bërë të ditur se Eduart Daiu, 57 vjeç është arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:
• Eduart Daiu 57 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës.
Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me Vendimin Nr .1131/09 REG.SENT-5571/08 REG.GEN datë 23.03.2009 e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe nenet 73,74 dhe 80 të Dekretit Nr. 309-1990.
I kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burgim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post