Çështja e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Mallakstrës Agron Kapllanaj, ka shkaktuar debate në studion e “Tonight Ilva Tare” midis kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla dhe gazetarit Erl Murati.
Pjesë nga debatet:
Murati: Kam përshtypjen se nuk ka vullnet politik nga ana e Partisë Socialiste për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit. Vetëm kur binin avionët pranonit se thoshit se ishin mushkonja. Edhe për shumë persona që kanë qenë subjekt i dekriminalizimit, media dhe opozita ka përmendur, kanë nxjerrë dokumente. Kanë dalë dokumente. Nuk ka pasur vullnet dhe ka akoma të dënuar në Kuvend. Kur vjen puna tek kriminaliteti më vjen mirë që jam i pozicionuar.
Balla: Unë e kam mbështetur këtë ligj. Më vjen shumë keq që mbani pozicionin e gazetarit dhe bëni deklarata të tilla.
Murati: U keni dhënë imunitet politik. Merr dhe lexoje deklaratën e javës së kaluar të Donald Lu.
Balla: Të marr të keqen militanti më i paepur i Partisë Demokratike.
Murati: Pse të djeg ty? Unë po flas lidhjet e krimit me politikën.
Balla: Ti po flet si militant politik. Më vjen shumë keq që flet kështu.
Murati: E kam për nderë të rreshtohem nga ana tjetër e barrikadës për kriminalizimin. Pse nuk i thua ambasadorit amerikan se është militant?
Balla: Unë nuk e dija se të ka caktuar zëdhënës?
Murati: Jo thuaj po deshe.
Tare: Sulmet personale nuk janë të lejuara Taulant.
Diskutime rreth kësaj post