Italia ka mbetur jashtë Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Skuadra e Venturës nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 në shtëpi ndaj Suedisë, duke u eliminuar kështu nga eventi më prestigjoz i globit, pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultatin 1-0.
Gjatë intervistës, portieri Gianluiggi Buffon ka shpërthyer në lot duke thënë: “Më vjen keq”.
Nuk kishte një mbyllje më të vështirë të karrierës me Kombëtaren si kjo e legjendës së portës italiane.
Diskutime rreth kësaj post