Kjo fundjavë që lamë pas ka shënuar dy aksidente tragjike që kanë marrë jetën e dy vajzave të reja në moshë. Të dyja jo të panjohura për vendet nga vinion por edhe për profesionet që kishin zgjedhur. Edhe pse duhet thënë se ndarja nga jeta e tyre nuk është trajtuar ashtu siç duhet.
Gazetarja e emisionit “Stop” në Tv Klan, Eironolda Isufaj, humbi jetën teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e saj tip “Peugeot”, një blllok i madh mermeri u shkëput nga një makinë që po e transporte dhe i ra asaj.
Ngjarja në çdo vend të botës do të ngrinte alarmin sesi një mjet i tonazhit të rëndë mund të udhëtojë në rrugët e vendit pa plotësuar as kushtet minimale të sigurisë.
Aksidenti i dytë tragjik u shënua mbrëmjen e djeshme në afërsi të tunelit të Kalimashit. Vajza e re në mnoshë Stela Gjoka nuk arriti tu shpëtojë plagëve të aksidentit në të cilin u plagos edhe një pasagjer 32 vjeçar nga Ferizaj i Kosovës
Mjeti tip “Volksëagen” që drejtohej nga një 29-vjeçare nga Mirdita ka dalë nga rruga në afërsi të tunelit në Rrugën e Kombit.
Nga ajo që mësohet nga njerëz që e njihnin Stelën, është se ajo e donte shumë muzikën popullore të zonës nga vinte, dhe jo pak herë kishte qenë pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në Mirditë.
Sa pak siguri në rrugët e vendit tonë, nevojitet reagim i fortë nga ana e strukturave shtetërore dhe jo vetëm.
Diskutime rreth kësaj post