Zbardhen detaje të reja nga operacioni i koduar “Smoke Snake” është kryer nga Guardia di Finanza e Marcianise dhe që ka filluar në Qershor të vitit 2016.
Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë.
Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë.
500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash.
Gjatë orëve të para të mëngjesit janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas;
18 Italianë dhe 3 Shqiptarë.
Shqiptari me iniciale L. C. vjeç 36 u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni.
E. N. 26 vjeç ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg
E. Sh 39 vjeç ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.
Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi Heroinë, rreth 1 kg në Napoli.
Po gjatë operacionit janë sekuestruar edhe asete të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro.
Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas.
Operacioni është në vazhdim dhe për këtë arsye nuk mund të japim detaje të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post