Cristiano Ronaldo ka tradhtuar të dashurën e tij me një vajzë portugeze që ka marrë pjesë në një spektakël televiziv në vendlindje.
Pas disa muaj mesazhesh, Ronaldo dhe Natacha mendohet se janë takuar dhe kanë bërë seks në mars të këtij viti. Në një nga mesazhet që i ka dërguar 21-vjeçares, Cristiano thuhet se ka shkruar: “I adhuroj të pasmet e tua. Dua t’i shikoj nga afër”.
Pasi shkoi me të, disa muaj pas lidhjes me Georgina, portugezi i Realit i shkroi një mesazh tjetër ku i thonte që gjithçka duhet të ishte sekrete. Tani, Natacha ndihet e shfrytëzuar.
“E dija që kishte të dashur, por u bëmë miq. Mes nesh kishte besim. Nata jonë bashkë ishte speciale. Por, më pas i thashë se do të shkoja në një “reality show” portugez dhe ai më tha që të mos shkoja. Kur dola në televizor, më bllokoi. Tani mendoj se më ka përdorur vetëm për seks. Nuk pendohem që shkova me të, por ndihem e tradhtuar”, ka deklaruar Natacha.
Georgina Rodriguez, e dashura e Cristiano Ronaldos, aktualisht është 8 muajshe shtatzënë.
Diskutime rreth kësaj post