Familjarët e një këngëtarje të njohur shqiptare janë përfshirë në një histori mashtrimi, duke shfrytëzuar aftesitë e saj artistike.
Pak javë më parë, disa persona kane kallezuar në Polici personin me iniciale, xhaxhain e kengetares, pasi ai u ka marre nga 3 mijë euro me pretendimin se do i dërgonte në Kanada, si pjesë e grupit të saj muzikor.
Të paktën 5 persona kanë kallezuar këtë rast mashtrimi dhe tashmë hetimi po kryhet nga prokurori Sokol Malaj në Prokurorinë e Tiranës.
Sipas kallëzimeve, xhaxhai i këngëtares u ka marrë përsipër këtyre personave që t’i dergojë në Kanada. Skema ishte e tillë: personat do të regjistroheshin si pjesëtarë të bandës muzikore të këngëtares që do të udhëtonin drejt Kanadasë për koncerte të organizuara nga klubet e emigrantëve shqiptarë.
Procedurat për pajisjen me vizë dhe udhetimi do të realizoheshin nga xhaxhai i këngëtares, personi nen hetim me iniciale.
Me të mbërritur në Kanada, këta persona do të vijonin udhëtimin në drejtimet e tyre. Për realizimin e kësaj skeme mashtrimi, sipas kallëzuesve, ata kanë paguar paraprakisht shumën prej 3 mije euro për person. Pasi kanë bërë pagesën, kallëzuesit kanë pritur të njoftoheshin për udhetimin, por ky njoftim nuk ka mbërritur kurrë.
Për këtë arsye, ata i janë drejtuar Policisë së Tiranës me një kallëzim, e cila ia ka përcjellë prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Prokurori Sokol Malaj po zhvillon hetimet dhe pritet që pjesë të veprimeve procedurale do të jetë edhe pyetja e këngetares shqiptare mbi dijeninë e saj për këtë rast mashtrimi. Këngëtarja e suksesshme e muzikës shqiptare është bërë e njohur edhe për angazhimin e saj disavjeçar në politikë, por pas shkëputjes nga politika iu kthye intensivisht aktiviteteve muzikore.
Diskutime rreth kësaj post