Dy persona, një shqiptar dhe një grek kanë mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme në lagjen “Pangrati” të Athinës.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:30.
Sipas policisë greke, të dy personat e plagosur u gjetën në makinën e tyre rreth orës 21:35 në kryqëzimin e rrugës Eftychidou dhe Hymettus.
Mediat greke thonë se shqiptari është rreth të 30-tave, por identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se katër persona u janë afruar pranë makinës dhe kanë hapur zjarr ndaj dy të rinjve. Pastaj janë larguar në drejtim të Pagrati Grove.
Një dëshmitar në vendngjarje ka folur për protothema.gr duke thënë se një nga atentatorët ishte i veshur me një këmishë të kuqe dhe se të rinjtë po bërtisnin pas të shtënave “këmbët e mia, këmbët e mia.”
Të tjerë dëshmitarë thanë se dy të plagosurit u sulmuan me armë në të dy anët e makinës.
Policia vijon hetimet.
Diskutime rreth kësaj post