Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar lidhur deklaratën e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Përmes një satusi në Facebook Luan Rama shkruan se Lu përmendi vetëm 4 emra si shembull i lidhjes së politikës me krimin, por nuk tha se kush i bëri këta “ushtarë” emra politikë.
REAGIMI I LUAN RAMËS
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu, duke folur sot në prezantimin e projektit “Forca e ligjit” në Ministrinë e Brendshme, përmendi edhe katër emra si shembullin e lidhjes së politikës me krimin!
Mirëpo ai përmendi vetëm katër nga emrat e ushtarëve të krimit, jo të shefit të tyre, të atij që i mori emrat e krimit dhe i bëri emra politikë!
Kush nuk e di që pas atyre emrave që përmendi ambasadori i nderuar nuk është kumbar kryeministri ynë?!…
Diskutime rreth kësaj post