Deputeti I Partisë Socialiste, Sadi Vorpsi, ka kërkuar sot nga prefektët e rinj që të mos miratojnë buxhetet e bashkive në rast se këto të fundit nuk zbatojnë ligjin për emergjencat civile.
Deklaratat erdhën gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ndërsa Vorpsi theksoi se 3% e buxhetit duhet të shkojë për rastet emergjente natyrorë.
“Prefektet nuk duhet të miratojnë asnjë buxhet bashkie, nëse në to nuk parashikohet sipas ligjit që 3% e buxhetit të jetë për emergjencat civile. Ky është një detyrim ligjor që duhet të nisë zbatim” – mësohet të ketë thënë deputeti socialist.
Vetë Vorpsi ka qenë prefekt i Qarkut Tiranë në mandatin e parë qeverisës të Ramës, ndërsa apeli i tij sot ka ardhur për prefektët e të gjithë qarqeve.
Diskutime rreth kësaj post