Vjedhin kabinetin informatik të shkollës industriale, arrestohen në flagrancë nga Policia. Burime nga Vlora njoftojnë se gjatë një operacioni për kapjen e dy personave, u janë sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale 24 kompjuterat e vjedhur !
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, më datë 06.11.2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :
Xhekjano Dhoraj, 28 vjeç, banues në Vlorë,
Artur Llanaj, 18 vjeç, banues në Vlorë.
Të dy shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë natës së datës 06.11.2017, në lagjen ”Pavarsia”, kanë hyrë nga dritarja e pasiguruar në kabinetin e informatikës të shkollës industriale ”Pavarsia”, dhe kanë marrë (vjedhur) prej aty 24 kompjutera të tipit “Laptop”.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale kompjuterat të cilat iu gjetën të dy shtetasve të fshehura në një banesë në lagjen ”10 Korriku”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post